Dëmtimi i rëndë që pësoi Federico Chiesa ndryshon planet e Juves në tregun e transferimeve, Allegri duhet të bëjë llogaritë për pjesën e mbetur të sezonit pa një nga lojtarët më të rëndësishëm. Hapi i parë është bllokimi i Kulusevskit me lojtarin që ishte vënë në shënjestrën e Sevilla, ndërsa të njëjtin fat pritet të ketë edhe Morata që kërkohet me insistim nga Xavi.

Allegri mund të gjejë një zgjidhje brenda grupit për të zëvendësuar Chiesa, mund të s’postohet përpara Cuadrado ose mund të përdoret Bernardeschi. Në çdo rast, është e qartë që Allegri sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndonjë përforcim.

Tre janë emrat e ri që qarkullojnë në tavolinën e drejtuesve të Juves, Berardi i Sassuolo, Dembele i Barcelonës dhe Martial i Man.United. Dembele është opsioni më i pëlqyeshëm por gjithashtu edhe më i kushtueshmi ndërsa për Martial janë futur në garë edhe shumë klube të tjera si Sevilla, Barcelona dhe Newcastle.
(BalakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb