Dëmtimi i Esat Malës (ndaj Partizanit) i ka shqetësuar të gjithë në kampin e Vllaznisë. Klubi shkodran ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon për gjendjen e Malës, duke informuar kështu tifozët.

“I dëmtuar rëndë në ndeshjen e së shtunës ndaj Partizanit, futbollisti Esat Mala i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët kanë konstatuar një thyerje të klavikulës dhe për këtë arsye, ka qenë e nevojshme ndërhyrja. Ajo është zhvilluar në një nga spitalet e kryeqytetit nga Prof. Dr. Kenan Bayrakci dhe ka konsistuar në riponim me protezë të pjesës së thyer.

Pjestarë të stafit mjekësor të Vllaznisë që kanë qenë pranë lojtarit ditën e sotme, bëjnë të ditur se gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur për të dhe tashmë do t’i duhen 15 ditë mobilizim, reabilitim fizioterapik. Ndërkohë pas 30 ditësh, futbollisti do të fillojë të bëjë një aktivitet të lehtë fizik, kryesisht me ushtrime dhe vrapime. Sipas mjekëve, rikuperimi i plotë do të zgjasë 6-8 javë. KF Vllaznia i uron futbollistit Esat Mala shërim të plotë dhe rikthim sa më të shpejtë në gjirin e ekipit!” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: