OSHEE, me anë të një lajmërimi për mediat, shprehet se dëmtimi i kabullit të tensionit të mesëm ka sjellë pasoja, duke lënë pa energji 16 kabina.

Në njoftim, OSHEE shprehet se grupet e avarisë po punojnë për riparimin e defektit.

Njoftim për abonentët në Tiranë:

Për shkak të dëmtimit të kabullit të tensionit të mesëm sot në mbrëmje nga nje subjekt privat, kanë mbetur pa energji elektrike 16 kabina duke lënë pa energji këto zona në Tiranë:

Rruga “Tasim Shehu”, zona në fund të rrugës “5 maji”, zona pranë shkollës “Ardian Klosi”, rruga  ” Pavllo Pavlli” , Bregu i Lumit , rruga “Myslym Keta”.

Grupet e avarisë së OSSH njësia 2 Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek të gjithë abonentët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb