Të hënën ishte një surprizë aktivizimi si titullar i Thomas Strakoshës me ekipin e Lacios, por duket se nuk do të jetë e fundit. Gardiani kuqezi në ndeshjen e së shtunës që “lacialët” do të luaj kundër Empolit të Federik Veselit, do të mbrojë sërish portën katërkendorin e portës nga minuta e parë.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi bardhekaltër me anë të një komunikate të publikuar të martën mbrëma në ueb-faqen zyrtare.
Marketi-490x299
“Stafi mjekësor bën me dije se futbollisti Federiko Marketi pësoi një tërheqje në gjurin e djathtë gjatë nxehjes para ndeshjes së të hënës me Milanin. Nga kontrollet mjekësore rezultoi se nuk ka këputje të ligamenteve të meniskut. Futbollisti ka nisur trajtimin dhe ecuria do të ndiqet ditë pas dite. Ai pritet t’i rikthehet aktivitetit normal pas dhjetë ditësh”, thuhet në njoftimin e Lacios.

Kështu porta do t’i besohet sërish Strakoshës, i cili zbriti në fushë edhe në barazimin 1-1 ndaj Milanit. Për 21-vjeçarin e Kombëtares shqiptare kjo do të jetë ndeshja e dhjetë këtë sezon, e nënta në kampionat. Që pas debutimit në humbjen 2-0 pikërisht përballë kuqezinjve 20 shtatorin e shkuar, Strakosha e ka ruajtur katërkëndëshin e vet të paprekur në tri raste.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb