Një lajm I keq për kombëtaren në prag të sfidave të tetorit për eliminatoret e Euro 2020, kundër Turqisë dhe Moldavisë. Elseid Hysaj u kthye titullar me Napolin në ndeshjen e së dielës për kampionatin italian kundër Torinos, por u detyrua të lerë fushën me barrelë pas një dëmtimi të rëndë në qafë.

Hysaj Demtimi
Hysaj Demtimi

Mbrojtësi u rrëzua keq, pas një përplasje me Ansaldin dhe për këtë arsye e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por duke parë largimin me barrelë ka pak mundësi që ai të jetë në fushë, të paktën për ndeshjen kundër Turqisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb