Marcelo Brozoviç nuk ka luajtur për Interin që prej Kupës së Botës, por ka shpresë se ai do të jetë i gatshëm për derbin e ardhshëm me Milanin, me 5 shkurt.

Mesfushori kroat 30-vjeçar pësoi një dëmtim të kofshës gjatë kohës që ishte grumbulluar me përfaqësuesen në fund të shtatorit, duke e detyruar atë të humbasë pesë ndeshje radhazi të Serie A.

Gjithsesi, rikuperimi erdhi dhe lojtari në fjalë luajti në Botëror. Brozoviç u kthye nga Kupa e Botës me një dëmtim tjetër, çka bëri që përsëri të mbetet jashtë fushës.

Siç theksohet nga Gianluca Di Marzio, Brozovic po vazhdon të stërvitet individualisht, duke ndier ende një siklet në pulpën e tij, por Interi shpreson se ai do të rikthehet pas ndeshjes së tyre në Coppa Italia me Atalantën, të planifikuar për 31 janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: