Mbrojtësi i Chelsea, Cesar Azpilicueta ka dërguar një video-mesazh për të gjithë tifozët, pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi ndaj Southampton.

“Ndihem mirë. Është mirë të kthehem pas shtrimit në spital dhe të ndjek stërvitjen. Aksidenti ishte i frikshëm, kryesisht për shkak të njerëzve që më rrethonin, sidomos për familjen time. Gjëja e fundit që mbaj mend është këndi që duhej marrë dhe gjëja e parë që dëgjoj kur zgjohem është tifozët që thërrasin emrin tim. Dua t’i falënderoj të gjithë, tani duhen disa ditë për t’u rikuperuar plotësisht dhe më pas do të rikthehem gradualisht në fushë”,- ka thënë Azpilicueta.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb