Ministria e Mbrojtjes ka ndërtuar 10 ura Baily për t’u ardhur në ndihmë banorëve pas përmbytjeve dhe reshjeve që shkatërruan shumë prej urave duke izoluar fshatra dhe komuna.

Disa prej këtyre urave, janë ndërtuara nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë pas përmbytjeve por disa edhe për t’i paraprirë situatave të emergjencës.

JA KU JANË NDËRTUAR URAT BAILY
1- Komuna Skënderbej-Gramsh, 12m linear, peshëmbajtja 15 ton. Lidh 6 fshatra.
2- Komuna Orej-Librazhd, 30 m linear, peshëmbajtja 15 ton. Lidh 8 fshatra.
3- Komuna Berzhitë, 9m linear, peshëmbajtja 4 ton lidh 4 fshatra.
4- Skuraj-Kurbin, 15 m linear, peshëmbajtja 24 ton. Lidh 6 fshatra
5- Cakran-Fier, 27m linear, peshëmbajtja 24 ton.
6- Cermë-Divjakë, 18 m linear, peshëmbajtja 15 ton.
7- Petrelë, 12m linear, peshëmbajtja 15 ton lidh 4 fshatra
8- Riparim ure Konispol, 51m linear. Peshëmbajtja 40 ton. Lidh 12 fshatra
9- Riparim ure Zall-Bastar- lidh 12 fshatra me kryeqytetin
10- Riparim Ure Ferraj-Tiranë

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb