Banorët e kompleksit të banimit “Desla” në Durrës nuk janë dakord me riparimin e banesave të tyre të klasifikurara të dëmtuara të shkallës Ds4 nga Instituti i Ndërtimit.

Një përfaqësi e banorëve të tre pallateve që janë në proces hetimor nga prokuroria e rrethit gjyqësor të Durrësit kanë protestuar sot kundër procedurave tenderuese që po bëhen për këto ndërtesa, pasi sipas tyre dhe avokatit mbrojtës që i përfaqëson, pallatet janë të dëmuara në strukturat mbajtëse, kanë inkliminim të madh që kategorikisht i bën të rrezikshme, toka ku janë ndërtuar ato është jo solide, jo stabël.

  • foto galeri
  • foto galeri

Banorët thonë se po bëhen eksperimente me jetën e tyre pasi banesat janë të rrezikshme për të jetuar njerëz.

Ky kompleks me 108 familje ndodhet në lagjen 18 të qytetit bregdetar, në vendin e njohur si “fusha e rërës”. Nga ekspertiza e kryer pas tërmetit nga inxhiniere francezë objekti u klasifikua me dëmtime të shkallës DS4, dhe banorët kërkojnë prishjen e tyre.

Banorët janë shpërngulur nëpër shtëpi me qira, ndërsa frika më e madhe mbetet nëse do të mund të jetojnë sërish të sigurt në banesat e tyre.

Nga ekspertiza fillestare, pallati 11-katësh, me 108 apartamente u shpall i pabanueshëm me dëmtime të shumta, por të riparueshme. Banorët e dorëzuan në SPAK dosjen e pallatit, por prokuroria speciale e ka dërguar në prokurorinë e rrethit e cila deri tani nuk ka ndërrmarrë akoma hapa ligjorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb