Dëmtimi i argjinaturës se lumit Shkumbin pranë fshatit Thanasaj në njësinë administrative Dushk në bashkinë Lushnjë rrezikon të përmbyt dhe  shemb disa banesa.

Gërryerja e argjinaturës me një gjatësi mbi 150 metra ka dëmtuar edhe segmentin rrugor që lidh fshatin Thanasaj me rrugën kryesore. Banorët kanë bërë kërkesë pranë bashkisë Lushnjë për ndërtimin e një muri mbajtës dhe rikonstruksionin e 1,5 km të segmentit rrugor që lidh fshatin me rrugën kryesore, por deri më tani për ta nuk është bërë asgjë.

Ata kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë zgjedhjet e 25 prillit, nëse nuk zgjidhet kjo problematikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb