Leon Goretzka do të qëndrojë jashtë fushave nga gjashtë deri në tetë javë. Mesfushori i Bayern Munchen është dëmtuar dhe ka humbur kështu turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me gjasë, fillimin e sezonit të Bundesligës.

Trajneri Nagelsmann po mendon të ndërhyjë në merkato, për të bërë një afrim në këtë repart. Goretzka luajti në sezonin e fundit 19 ndeshje në kampionatin gjerman, ku shënoi 3 gola dhe dhuroi pasin e fundit 3 herë.

 

5t

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: