Tërheqja muskulore në kofshën e majtë që pësoi Romelu Lukaku është lajmi më i keq që mund të merrte Antonio Conte në këtë periudhë. Nuk bëhet fjalë për një lojtar si shumë të tjerët që Conte ka në dispozicion, diskutimi është ndryshe kur flitet për Lukakun, një nga të paktët lojtar të pa prekshëm në skemat e tij, më saktë lojtari më i rëndësishëm. Sulmuesi belg do të mungoj me siguri kundër Parma në kampionat dhe me shumë gjasa edhe kundër Real Madrid në Champions.

Inter Vs Lecce Serie A Tim 2019/2020
Inter Vs Lecce Serie A Tim 2019/2020

Në këto kushte, Conte është i detyruar të ndërtoj nga e para repartin sulmues, nuk do të jetë e lehtë pasi edhe Sanchez vjen pas një dëmtimi. Në sezonin e fundit, Lukaku mungoj vetëm tre ndeshje ndërsa në këtë sezon ka qenë i pranishëm në çdo sfidë. Për të kuptuar rëndësinë e Lukakut në sulmin zikaltër mjafton të shohim shifrat. Në vitin e parë me Inter realizoi 34 gola në total, 23 prej të cilave në Serie A. Rëndësia e tij mbetet jetike edhe këtë vit, deri më tani ka një mesatare një gol për ndeshje, 7 në total, 5 në Serie A dhe 2 në Champions. Lajmi i mirë, nëse mund të quhet i tillë, nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, Lukaku nuk pritet të mungoj gjatë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: