Dëmtimi i papritur i Rafael Varane ka shqetësuar jo pak trajnerin e Francës, Didier Deschamps. Tekniku i “Gjelave” nuk ka humbur kohë dhe e ka zëvendësuar menjëherë atë.Në listën e lojtarëve për sfidat e ardhshme të Nations League do jetë Ibrahima Konate. Konate është parë si alternativa më e mirë për qëndren e mbrojtjes, në këto takime delikate. 23 vjeçari i Liverpool ka luajtur më parë për të rinjtë e përfaqësueses si U21, U20, U19 apo edhe U16 por asnjëherë për ekipin e parë.

 

 

Franca gjendet në ligën A të Nations League, ku në grup ka Austrinë Danimarkën dhe Kroacinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb