Një memorial që përkujton viktimat e komunizmit në Shqipëri është dëmtuar gjatë javëve të fundit, duke ngritur shqetësimin e pakujdesisë së shtetit për kujtesën kundër dhunës e regjimit. Memoriali dëmtohet për të disatën herë, në kohë diskursesh ku e shkuara nuk është krejtësisht e shkuar. Ndaj leximet e ngjarjes janë te ndryshme.

Për Lubonjën, dëmtimi i memorialit tregon se vendi nuk do të e ka kaluar procesin e dekomunistizit. Ndërkaq Godole vëren mungesë kujdesi për memorialet kundër dhunës.

I vendosur në hyrje të ish-bllokut, aty ku qëndronte gjatë regjimit një postbllok që kontrollonte hyrje –daljet drejt zonës së udhëheqjes, memoriali në formën e një instalacioni bashkonte Spaçin, Murin e Berlinit dhe bunkerët simbol të diktaturës.

Iufi vëren se është memoriali i parë i zolimit komunist që ne mënyrë simbolike bashkon Berlinin me burgun famekeq te Spaçit. Ndërsa Godole shton se “Postblloku” është në një vend te hidhur kujtese.

Per Lubonjen, ish i burgosur politik dhe një nga autorët e instalacionit qe perfshin Bunkerin, kolonat e spaçit dhe nje pjesë të murit të Berlinit, ngjarja ka te bëjë me qasjen e sotme ndaj të shkuarës.

“Dëmtimi i memorialit është diçka e dhimbshme. Këtu duhej reflektim, sepse pushteti e përdori tjetrin si instrument” tha Lubonja.

Ai shkon më tej, kur e e lexon dëmtimin e monumentit si një shuplakë ndja partisë së sotme në pushtet.

“Ka një lloj sfondi politik, sepse partia në pushtet është pa ndjeshmëri. Ka njerëz që mendojnë se Hoxha bëri më shume të mira se të këqija”, shton ai, e po në këtë linjë, Godole thekson se si pasardhëse, partia në pushtet e ka për detyrë ta ruajë.

Pllaka e murit te Berlinit erdhi ne Shqiperi ne vitin 2013. Në anen e Berlinit perendimor ajo kishte grafiti që tani janë mbuluar nga një imazh i Skënderbeut, ndërsa ne anën e Berlinit Lindor, ajo ishte gri, si çdo vend komunist. Kujtesa eshte një anë e objektit, tjetra, mbetet në funksion te së tashmes si turizëm.

Godole kujton që memoriali gjendet te ish vila e Mehmet Shehut që ishte krahu i djathtë i Hoxhës per 4 dekada.

Ndërsa e shkuara tashmë shihet si vijë e pandërprerë e së tashmes, për Lubonjen “njerezit si atehere si sot, janë të përdorur, pasid ikur përdoreshe si lopatë, e sot si votë”.

Memoriale të së shkuarës lënë në harresë dhe vepra nën kujdes të vazhdueshëm. Ironikisht, “Postblloku” për jetët e humbura e gjymtuara në komunizëm është perballe dhe pak metra larg “Kerpudhës” së Carsten Holler që u restaurua menjëherë.

Fatos Lubonja thotë se memoriali është lënë pas dore si vilat e Tiranës, në shkatërrim. Në të njëjtën hulli, për Godolen zhvillimi i qytetit lë jashtë memorialin. Gjithaq, Isufi i krahason dy veprat pothuaj të ndara ndonëse kaq afer.

Dy botët përballë, si para ’90-ës si pas 2020-ës, mbeten botë përballë. Diku do ketë dritë e lule, matanë, një tokë të kuqe si dheu i Spaçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb