Ulen ndjeshëm shanset e Shqipërisë për një medalje në Europianin e peshëngritjes, që do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kampioni në fuqi, Erkand Qerimaj nuk do të marrë pjesë në garë për shkak të një dëmtimi, çka do të thotë se Kombëtarja kuqezi do të përfaqësohet vetëm nga Shqiponja Brahja. 26-vjeçari nga Shkodra që garon për baterinë B, i është nënshtruar rezonancës manjetike dhe pas konsultimeve me mjekët italianë, ka vendosur të qëndrojë rreth 1 muaj larg shtangës në mënyrë që të rikuperohet sa më shpejt, për të qenë gati për Botërorin e nëntorit, i cili është njëkohësisht garë kualifikuese për Lojërat Olimpike “Brazil 2016”.


Qerimaj vuante nga problemet në shpinë edhe përpara Botërorit të Kazakistanit, çka ndikoi edhe në performancën e tij në këtë kompeticion, ku nuk arriti të renditej në zonën e medaljeve.


(d.d/j.s/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: