Nisin sërish problemet për Gareth Bale. Sulmuesi uellsian do të mungojë në ndeshjen e parë të Champions League ndaj Interit.

Ekzaminimet që iu nënshtruan anësorit zbuluan një dëmtim në kofshën e tij të djathtë, që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë për një periudhë të gjatë kohe, por ende nuk bëhet e ditur sa.

Bale ndjeu dhimbje të shtunën dhe u la pushim të dielën në ndeshjen ndaj Celta Vigos. Sulmuesi sikur ka rilindur me ardhjen e Ancelottit, por dëmtimet nuk e lënë të luajë rregullisht. Një mungesë e rëndësishme për Realin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb