Policia e Skraparit vijon kontrollin për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, që shkakton dëmtime në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit.

Njoftimi i policisë:

Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme, arrestohet 1 shtetas, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Kundërshtim i punonjësve që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•D. B., 43 vjeç, banues në Poliçan.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerrë pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Ky shtetas, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme po e transportonte me mjetin tip kamion kur u konstatua nga shërbimet e pyjores.

Shtetasi D. B nuk iu është bindur shërbimeve të zonave të mbrojtura, për kryerjen e veprimeve te tyre.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb