Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës për 6 persona të akuzuar në 2019 për dëmtim të materialeve zgjedhore. Gjykata e Tiranës ka dënuar Petrit Preçi dhe Anton Preçi, vëllezër me njëri-tjetrin, Dritan Dervishi, Bardhok Paloka, Lutfi Maxhaku dhe Daniel (Ramadan) Ndregjoni të akuzuar për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” kryer në bashkëpunim.

Të 6 personat akuzohen se më 25 qershor 2019 kanë hyrë dhe dëmtuar forcërisht listat e zgjedhësve të afishuara pranë shkollës 9-vjeçare “Vllazërimi” në Fushë Kërçik-Babrru, në funksion të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Vendimi i gjykatës është dhënë më 3 mars 2021 dhe për të 6 të akuzuarit dënimi me burg është konvertuar në shërbim prove dhe heqje të së drejtës për të pasur funksione publike për të njëjtën periudhë kohore.

Petrit Preçi, 2 vjet shërbim prove
Anton Preçi, 2 vjet shërbim prove
Dritan Dervishi, 2 vjet shërbim prove
Bardhok Paloka, 2 vjet shërbim prove
Lutfi Maxhaku, 2 vjet shërbim prove
Daniel (Ramadan) Ndregjoni 2 shërbim prove

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb