Ministrja e Financave, Anila Denaj, foli në Kuvend për ligjin e buxhetit të shtetit, duke e cilësuar si më të rëndësishmin për financat publike.

Ministrja tha se ditën e sotme aqeveria paraqet dy ndryshime në këtë ligj, që synojnë përmirësimin e funksionimit të legjislacionit bazë të buxhetit të shtetit dhe mbarëvajtjen e financave publike në situata normale dhe të jashtëzakonshme.

Sipas ministers, ekonomia pësoi dy goditje të forta këtë vit, tërmetin dhe pandeminë, duke bërë që balanca primare nga pozitive që ishte, të rezultonte negative këtë vit.

“Ligji i buxhetit është më i rëndësishme i financave publike. Ky ligj u miratua më 2008 dhe ka pësuar deri më tani 3 ndryshime themelore. Ditën e sotme paraqesim dy ndryshime, që synojnë përmirësimin e funksionimit të legjislacionit bazë të buxhetit të shtetit dhe mbarëvajtjen e financave publike në situata normale dhe të jashtëzakonshme. Parametri i parë është shumë i rëndësishëm për financat publike.

Qeveria Rama e gjeti deficitin në minus 5% dhe e uli në minus 1.9%. Buxheti i shtetit duhet të jetë në gjendje të amortizojë situatat e jashtëzakonshme. Qeveria shqiptare propozon përfshirjen e një rregulli tjetër fiskal, që vendos si ankord të përvitshme një limit të poshtëm të balancës primare të buxhetit të shtetit. Balanca primare e buxhetit është më i rëndësishmi sa i përket qëndrueshmërisë afatgjatë të financave.

Që prej vitit 1990 kemi pas një deficit primar, përvec vitit 2010. Përmirësimi i dukshëm që i është bërë këtij treguesi në vitet e fundit është fakt. Ky trend pozitiv u përball me dy goditje të forta tërmeti dhe pandemia. Rrjedhimisht, balanca primare nga pozitive që ishte në fund të vitit, rezultoi negative këtë vit dhe parashikohet e tillë deri në fund të vitit”, tha Denaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb