Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka qenë sot së bashku me Ministrin e Diasporës, Pandeli Majko në telekonferencën me sipërmarrësit shqiptarë në Greqi apo dhe me përfaqësues të shtetit fqinj si Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis dhe Presidentin e Dhomës së Tregtisë së Athinës (E.E.A) Janis Chatzitheodosiou.

Denaj në fjalën e mbajtur ftoi sipërmarrësit shqiptarë në Greqi të investojnë, madje shprehu hapur mbështetjen për iniciativa të përbashkëta.

Ajo deklaroi dy synimet që ka qeveria shqiptare, që janë eliminimi i barrierave jo tarifore e më gjerë dhe rritja dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimeve tregtare.

 

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E FINANCAVE

Denaj ftesë sipërmarrjes shqiptare në Greqi: Nisma të përbashkëta për të rritur investimet në Shqipëri

Qeveria Shqiptare ka punuar intensivisht për realizimin e objektivave në lehtësimin e tregtisë dhe integrimin rajonal mes vendeve.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në një takim online me anëtarët e Dhomës së Tregtarëve të Athinës, ku ishte i pranishëm dhe Ministri i Disporës, Pandeli Majko, Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis dhe Presidentin e Dhomës së Tregtisë së Athinës (E.E.A) Janis Chatzitheodosiou.
Ministrja Denaj në fjalën e saj në këtë takim vlerësoi punën e tyre si sipërmarrës dhe angazhimin e vazhdueshëm me vendin e origjinës dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në shtëpinë e tyre të sotme.
“Në kushtet në të cilat ndodhemi, diskutimet mbi ecurinë e bizneseve shqiptare në Shqipëri dhe jashtë territorit të vendit janë me një rëndësi të vecantë për ekonominë, sidomos për programet e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë”, tha Denaj, duke i konsideruar sipërmarrësit shqiptarë në Greqi një faktor të rëndësishëm në të dy anët e kufirit dhe faktor kyc i bashkëpunimit ekonomik e tregëtar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Ministrja Denaj tha, se Qeveria Shqiptare padyshim, mirëpret cdo investim që buron nga ju si sipërmarrës, përfaqësues dhe kolegë të sipërmarrjes greke në Shqipëri.

”Burimi kryesor për zhvillimin e ekonomive tona kombëtare dhe rajonale është komuniteti i biznesit dhe me këtë qëllim kemi shndërruar në prioritet themelor promovimin dhe nxitjen e një kulture sipërmarrëse, u shpreh Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, duke shtuar, se objektivi ynë mbetet eleminimi i barrierave jo tarifore e më gjerë dhe materializimi i shkëmbimeve tregtare të rritura në vijim”.

Bashkëpunimi ekonomik me vendin fqinj është në nivele të larta, ku eksportet dhe importet nga vendet respektive zënë një vend të rëndësishëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb