Në një lidhje me Skype me News 24, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli edhe për projeksionet në lidhje me numrin e të papunëve që do ketë si pasojë e krizës së shkaktuar nga COVID 19. Ajo tha se masat e marra janë pikërisht që ky numër të jetë më i ulët se sa parashikohet.

“Projeksionet flasin për numër të lartë por me masat që po nxjerrim, nëse përdoret garancia fianciare, nëse po ndahet paga e luftës, nëse bizneset ridimensionojnë marrëdhënët me punën, numri i të papunëve do të jetë më i vogël nga ajo që përllogaritim. Sot që flasim nuk ka largime nga puna, ne po flasim për stimuj që të mos arrijmë tek la”gimet”,- tha Denaj.

Por a ndërhyn qeveria në rast se një punëtor pushohet nga puna? Ministrja denaj sqaroi se:
“Janë palët që flasin, ne nuk futemi në këtë marrëdhënie. Ne adresojmë me fondin e papunësisë cdo person që është i papunë, pra që është gjysma e pagës minimale”,- shtoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: