Ministrja e Financave, Anila Denaj ka njoftuar se Shqipëria po planifikon të lëshojë një Eurobond deri në 600 milion euro në muajin maj dhe jo në nëntor siç ishte planifikuar fillimisht. Ky afrim kohor erdhi si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, dhe për këtë tashmë do të vendoset në muajin prill nëse do të huazonin më shumë për të mbuluar nevojat për rindërtim, ka bërë me dije Denaj.

“Në këtë mënyrë, ne mund të gjenim hapësirë ​​në buxhet për ta përdorur atë qoftë në rindërtim ose investime të tjera të planifikuara,” ka thënë Denaj për Reuters. Më pak se gjysma e obligacionit do të paguajë borxhin.

“Ne mund të ngremë tavanin (Eurobond) pak, nga 500 mln në 600 mln, ose 580 mln ose 590 mln, në varësi të nevojës në momentin që do të hyjmë në treg,” shtoi Denaj për Reuters.

Denaj ka konfirmuar për Reuters, se do të zgjidhet një këshilltar ligjor dhe menaxher i bankës drejtuese për obligacionin në ditët në vijim, duke shtuar se Standard & Poor’s vlerësoi kreditit e Shqipërisë me një B + me një perspektivë të qëndrueshme javën e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb