TIRANE

Pas takimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Bankën Botërore në Washington, Ministrja e Financave Anila Denaj thotë që tashmë të gjitha nisma ligjore që do të ndërmerren do të kenë një qëndrueshmëri të paktën 3 vjecare, i cili do të përmirësonte ndjeshëm edhe klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

“Në këtë aspekt, ne jemi duke punuar edhe për të parë se si politikat tona fiskale në vite kanë ndikuar në zhvillim ekonomik. Aty ku ka funksionuar dhe është marrë output të vijohet dhe të shikohet se si kjo mund të rritet, aty ku nuk ka funksionuar të mund të ridimensionohet. Çdo vijueshmëri do të jetë për projekt afatmesëm, 3-vjeçar deri në 5-vjeçar, pasi kjo krijon një qëndrueshmëri më të lartë.” -thotë Denaj.

Teksa parlamenti ende nuk ka miratuar ndryshimet në ligjin e koncensioneve ku nga 1 korriku 2019 nuk lejohen më oferta të pakërkuara në infrastrukturë, Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh:

“Ne do ta kemi në fokus nga korriku i këtij viti, me aprovimin e ligjit të ri që do të jetë në Parlament shpresoj shumë shpejt, ku roli i ri i MFE për monitorimin e PPP-ve, që është një shqetësim i vazhdueshëm ndoshta edhe nga mediat, do të jetë një rol më i shtuar dhe do të kërkojë të mitigojë risqet që mund të lidhen me efektet buxhetore.” -theksoi Denaj

Sipas Ministres se financave  kjo nismë ku politikat fiskale të mendohen për një periudhë të gjatë do të krijojë stabilitet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: