Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anlia Denaj, mori pjesë këtë të martë në një takim me Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave në 6 rajonet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim, Denaj theksoi se një nga objektivat e qeverisë, si në dy mandatet e kaluara dhe ky që sapo po fillon, është digjitalizimi i shërbimeve dhe shkurtimi i pritjes. Kjo sipas redukton koston e shërbimit dhe të dërgon drejt një ekonomie të organizuar.

“Një mirëseardhje në Shqipëri dhe një falenderim për përfaqësuesit e ambasadës për këtë takim, e cila vjen jo vetëm pas situatës së mbylljes së vendeve në Rajon, por vjen në frymë të bashkëpunimit rajonal dhe në ndihmë të biznesit për të mundësuar lëvizje e njerëzve dhe të mallrave. Mandatet e zotit Rama kanë qenë të rëndësishme për të vendosur një bazë të fuqishme, sepse qeverisja e mandatit të tretë do të jetë në fokus eliminimi i burokracive dhe të ketë sa më shumë kontakt punonjësve me bizneset.

Shumë biznese na kanë kujtuar muajt e fundit se si para disa vitesh radhët e gjata në dogana, burokracitë, nuk janë më. I njëjti objektiv për digjitalizimin është dhe me administratat e tjera, edhe ajo tatimore është duke ndjekur të njëjtën rrugë. Reduktimi i kohës në shërbim mbetet ende një objektiv. Është ndërtuar një strukturë për vlerësimin e mallrave.

Kodi ynë doganor pësoi një ndryshim të qenësishëm. Shqipëria vijon të shtojë përpjekjet për politikat e tregtisë në Rajon dhe më gjerë. Duam të lehtësojmë shumë protokolle. Shumë i rëndësishëm për ne është dhe gjithë procesi i operatorëve ekonomikë të organizuar. Ne ishim nga pak vendet që nuk kishim asnjë, e për 5 muaj kemi 11 operatorë. Kam bindjen që bashkëpunimi i sotëm ka qenë i frytshëm. Keni mjaftueshëm eksperienca për të dalë. Besoj që diskutimi teknik duhet të shkoj drejt perspektivave dhe lehtësinë e biznesit në mënyrë më të mirë ë mundshme”, tha Denaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb