Ministri i Jashtëm grek Niko Dendias ka vizituar ditën e sotme Kosovën.

Fillimisht ai ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani, ku mes të tjerash është diskutuar edhe në lidhje me dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

“Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, e cila do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon, gjersa ka ritheksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë në këtë proces do të vazhdojë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Më pas Dendias ka takuar kryeministrin Albin Kurti, takim ky informal pasi janë takuar në një nga restorantet në periferi të Prishtinës.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: