Kryetarja e Komisionit Kombëtar për Integrimin në BE, Jorida Tabaku theksoi se dënimet e zyrtarëve të lartë mbeten ende të kufizuara.

Gjatë fjalës së saj në këtë mbledhje, Tabaku u ndal edhe te deklaratat e Ramës për SPAK, ku i bënte thirrje kësaj strukture që të hetonte ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Sipas Tabakut, kur pushteti nuk të kontrollon dot, të sulmon.

“Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të latë, mbeten të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi në strukturat e Shtetit. SPAK dhe strukturat e tjera duhet të forcojnë ende punën. Kur pushteti nuk të kontrollon dot, të sulmon. Kur shikohet se po shkohet në drejtim të duhur, sulmohet. Zoti Manja dua të ngre shqetësimin tim si deputete dhe si anëtare e këtij komisioni, siç është ndarja e politikës nga vendimmarrja, mosndërhyrja në vendimmarrjen e korrupsionit.”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: