TIRANE

News24 zbardh vendimin e Komisionit Qendror  të Zgjedhjeve  që ka marre para se kandidati i socialistëve për bashkinë e Matit më 2019 të kandidonte zyrtarisht për kryebashkiak.

Më 15 maj KQZ ka shqyrtuar formularin e Agron Malajt, i cili e ka deklaruar në formularin e dekriminalizmit se në vitin 1999 ai është dënuar me 10 muaj burg. Institucioni përgjegjës pasi e shqyrtoi këtë fakt vendosi që kandidati Agron Malaj të vijojë garën pasi dënimi i deklaruar nuk përbën pengesë.

KQZ njoftoi KZAZ nr. 16 për vazhdimin e procedurave për rregjistrimin e kandidatit për kryetar Bashkia Mat, Qarku Dibër, të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.  Partia demokratike ka publikuar sot faktin që ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe kërkon shkarkimin e Agron Malaj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb