Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ose siç njihet ndryshe CAS, dje mori vendimin për të dënuar klubin e Atletico Madrid me paralizimin e merkatos së verës për shkak të kontratave me lojtarë minoren. Ky vendim nuk ndikon vetëm tek klubi spanjoll, por tek një pjesë e mire e ekipeve europiane.

Kur dukej se marrëveshja mes Manchetser United dhe futbollistit të Atletico-s, Antoine Griezman, ishte mbyllur, ajo merr një rrjedhë tjetër. Për shkak se “madrilenët e vegjël” nuk mund të afrojnë lojtarë në klubin e tyre deri më 1 janar të 2018-ës, atëherë kanë vendosur të mos privohen nga asnjë futbollist në mënyrë që të mos dobësohet ekipi.

Ka qenë vetë francezi Griezman që pas dënimit të CAS me një status në rrjetet sociale i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.
grizman-470x376
“Tani më shumë se kurrë. Të gjithë bashkë”, ishte mesazhi që 26-vjeçari postoi në rrjetet sociale, me një foto të tijën ku shfaqej duke festuar para tifozëve një nga golat e shumtë me Atletico-n.

Kjo lëvizje i jep një tjetër kuptim merkatos së verës pasi Manchester United është i etur për të siguruar shërbimet e një sulmuesi. Emra të njohur si Lukaku, Belloti, Morata e shumë të tjerë nuk do ishte çudi nëse përfundonin në ‘teatrin e ëndrrave’.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb