Në emisionin Log. në News 24 të moderatorit Endri Xhafo u fol në lidhje me dënimin sot nga GJKKO të kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memollës për krim zgjedhor.
Sekretari Zgjedhor në PS Damian Gjiknuri tha se dënimi i Memollës tregon se drejtësia po funksionon. Ai shtoi se duhet të lëmë drejtësinë që të flasë.
Ndërsa, analisti Neritan Alibali deklaroi se PS ka krijuar një “autokombanjë që korr vota”.
Diamian Gjiknuri: Fakti që Edison Memolla është dënuar, tregon se drejtësia po funksionon. Por, është një dënim i shkallës së parë dhe do apelohet. Nuk mund të flasim përpara se të flasë drejtësia. Qeveria siç ka avantazhe në zgjedhje, ka edhe disavantazhe. Mund të kesh anën pozitive se ke diçka në dorë, por nëse nuk ke bërë diçka për 4 vite, vetë njerëzit e tu të rrëzojnë.
Neritan Alibali: PS ka krijuar autokombanjë për korrjen e votës. Shteti përdoret për të marrë vota.
(Balkanweb)