Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-kryebashkiakut të Lezhës Frean Frrokaj.

Vasili thekson se Ramareforma ka rritur zemërimin e shqiptarëve, ndërsa shton se shpagimi do të vijë ditën e zgjedhjeve të ardhshme, më 25 prill.

Postimi i Petrit Vasilit:

Mjere ata qe keqperdoren nga rilindja tani ne grahmat e fundit!!

Ramaforma ne drejtesi nuk tremb asnjeri!

Ramaforma ne drejtesi qe godet ish Kryetarin e Bashkise se Lezhes Fan Frokajn thjesht se eshte opozitar po pergadit gropen e rilindjes.

Ramaforma ne drejtesi e kapur nga rilindja nuk ka bere asgje tjeter vecse ka rritur ne menyre shperthyese zemerimin te gjithe shqiptareve, qe mezi presin 25 prillin si momentin per shpagim.

Ramaforma, qe nxjerr kriminelet nga burgjet dhe mbron hajduterine dhe plackitjen qeveritare u ka bere te qarte shqiptareve se vetem duke u ngritur te gjithe ne kembe do te shpetojne veten dhe Shqiperine nga shperberja kombetare dhe territoriale.

Ramaforma ne drejtesi, qe mbyll dosjet e koncesioneve, te inkriminimit kriminal te qeverise neper afera dhe te krimit zgjedhor thjesht eshte iluzion i rilindjes pasi ato dosje do te gjykohen publikisht perballe popullit.

Kush duartroket sot Ramaformen ne Drejtesi thjesht konfirmon veten si pjese e rilindjes dhe konsumator i çorbes se saj te qelbur dhe mbeshtetes i antiligjit dhe antishtetit.

Kush keqperdoret nga rilindja duke shkelur ligjin, duke falsifikuar dokumentet e duke shtremberuar drejtesine do te kete vetem nje fund: burgun.

Cdo veprim shenohet, nuk harrohet dhe do te shpaguhet!!

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb