TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, njëkohësish kolonel i FA-ve në lirim ka reaguar për çështjen “Kumanova” pak ditë pasi Gjykata Penale në Maqedoni vendosi dënimin me 746 vjet burg të 33 pjesëtarëve të grupit të Kumanovës. Prej tyre 7 dënime u dhanë me burg të përjetshëm.

Demiraj dënon heshtjen e Tiranës zyrtare dhe shpreh keqardhje që ata u lanë pa mbrojtje ligjore. Ai thotë më tej se procesi ishte farsë dhe se autorët e vërtetë janë te tjerë.

“Të dashur miq, ndjej keqardhje si të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, në FYROM dhe Kumanovë, që djemtë e saj u lanë pa mbrojtje ligjore e kombëtare, duke u dënuar në fillimin e muajit të Flamurit me 7 shekuj e gjysmë burg.
Dënoj me forcë procesin farsë të organizuar pa hetim ndërkombëtar dhe që nuk zbardh as të vërtetën dhe as autorët përgjegjës së tragjedisë dhe tradhtisë së Kumanovës.
Autorët realë të tragjedisë së Kumanovës janë ish-kryeministri Gruevski, ish Ministrja Jankullovska dhe daja i Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish kreu i Shërbimit të Kundërzbulimit të Maqedonisë.
Heshtja e Tiranës zyrtare për këtë çështje, ashtu si dhe në rastin e Ballist Morinës, është e turpshme dhe e rrezikshme. Të gjithë së bashku duhet të ngremë zërin kudo që shkelen të drejtat dhe liria e shqiptarëve”, shkruan Demiraj.

Demiraj fbfg

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb