Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar një fjalim mbrojtës para seancës në Këshillin e Sigurimit  të OKB.

Vuçiç kishte paralajmëruar se 8 qershori do të ishte ditë e vështirë për Serbinë, teksa po sot u dënua nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës ish-komandanti i serbëve në luftën e Bosnjes, Ratko Mladiç me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte e vrasjen e 8 mijë burrave e djemave të paarmatosur në Srebrenicë.

Gjithsesi Vuçiç thotë se sot në Këshillin e Sigurimit ekipi i tij është gati të mbrojë interesat e Serbisë dhe dorëzimi nuk është opsion.

 

STATUSI NGA ALEKSANDAR VUÇIÇ

Një seancë e Këshillit të Sigurimit fillon në pak minuta. Ekipi ynë është i gatshëm të mbrojë interesat e Serbisë dhe popullit serb. Dorëzimi nuk është një opsion. Rroftë Serbia!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb