Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar vendimin e Hagës për të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiç duke shërndarë edhe reagimin e Presidentit të SHBA, Joe Biden.

Osmani thotë se vendimi i sotëm është rast i rrallë i drejtësisë së dhënë.

Sipas saj, s’ka më dyshime se synimi i Millosheviçit, Mlladiçit dhe anëtarëve të regjimit ishte gjenocidi.

Ndërkohë ajo thotë se rajoni ka një rrugë të gjatë për të siguruar të gjithë të marrin drejtësi.

 

STATUSI NGA VJOSA OSMANI

Kur të shohim një vendim si sot, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtje të patreguara të kryera nga regjimi gjenocid i Millosheviçit do të ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka dyshim tani se qëllimi i Millosheviçit, Mlladiç dhe të tjerëve pjesë e atij regjimi, ishte gjenocid. 1

Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë i drejtësisë i dhënë, por rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë për të siguruar që të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve gjithashtu të marrin drejtësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb