Është mbajtur në Sarajevë takimi i gjashtë i Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë të Ballkanit Perëndimor të Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit.

Ky takim i moderuar nga Z. Filip De Ceuninck, Këshilltar Rajonal për Terrorizmin, u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Bashkimit Europian, GIZZ, Ministrisë së Brendshme të Republikës së Italisë dhe autoriteteve të Bosnje-Hercegovinës dhe ishin prezen Koordinatori Kombëtar i Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit të Shqipërisë Z. Denion Meidani, Koordinatori Kombëtar i Kosovës Z. Mensur Hoti, Koordinatori Kombëtar i Maqedonisë së Veriut Z. Zlatko Apostoloski, Koordinatori Kombëtar i Serbisë Z. Darko Cvijovic dhe Koordinatori Kombëtar i Bosnie Hercegovinës, Znj. Ivana Veselcic.

Ne fjalën e saj të hapjes, Zëvendës Ministri i Sigurisë njëkohësisht dhe Koordinator Kombëtar i Bosnje Hercegovinës, Znj. Ivana Veselcic theksoi faktin që bashkëpunimi rajonal është esencial për luftën e përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Financimi I Terrorizmit, pastrimi i parave dhe krimet e rënda janë gjithashtu problematika që prekin vendet tona dhe që duhen marrë në konsideratë në përpilimin e planeve tona të veprimit dhe strategjinë respektive.

Më tej, aktiviteti vijoi me fjalën e Drejtorit të Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm njëkohësisht dhe Koordinator Kombëtar i Shqipërisë për këto çështje, Z. Denion Meidani i cili propozoi miratimin e një strategjie dhe doktrine të përbashkët për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Për të trajtuar këtë pikë, ne duhet të diskutojmë këtu sot konceptet e valëve të reja të ekstremizmit në vendet tona, qofshin ato të sponsorizuara nga shteti apo krahu i djathtë, me synimin për të reflektuar se çfarë peizazhi kërcënimi mund të shtrihet në horizont. Na duhet sigurisht një doktrinë e re rajonale dhe paradigma të reja kombëtare. Një kuadër i ri filozofik dhe teorik brenda të cilit formulohen siç duhet teoritë, strategjitë, ligjet dhe planet e veprimit të kryera në mbështetje të tyre.

Për të mposhtur terrorizmin e së nesërmes, ne duhet të trajtojmë shtytësit afatgjatë, themelorë që mundësojnë rritjen dhe përhapjen e ekstremizmit sot. Misioni ynë sot është të hulumtojmë dhe të ofrojmë zgjidhje të reja, domethënëse dhe rigoroze të integruara. Përmes disa grupeve të mjeteve dhe përpjekjeve shumë-institucionale të shumëfishta.

Është me të vërtetë një botë me sfida komplekse, ne duhet të përdorim përpjekjet tona të kombinuara si një katalizator për angazhimin shoqëror dhe ekonomik kundër ekstremizmit. Pas reformimit të ekipeve tona të aftë dhe krijimit të partneriteteve strategjike si ato me BE, GCERF, IOM, IISG, OSBE, ne duhet të vazhdojmë të kontribuojmë për krijimin e një të ardhmeje më të mirë ku ekstremizmi nuk është më një kërcënim për shoqëritë, interesat strategjike të shteteve dhe vlerat e përbashkëta njerëzore…. Tha ndër të tjera Meidani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb