TURQI – Të gjithë ata që e kanë parë serialin “Dashuri e pafund” e njohin Denizën e vogël, që rrëmbeu zemrat e të gjithë teleshikuesve, fryt i dashurisë së Nihanit dhe Kemalit.

Vogëlushja tashmë ka edhe një llogari në Instagram, në të cilën prindërit postojnë vazhdimisht foto dhe video të saj. Arven Beren nuk është më foshnje disa muajshe, tani ajo është rritur aq shumë saqë shijon e kërcen pas çdo tingulli.

Në këtë video të fundit që është postuar në llogarinë e saj, vogëlushja po kërcen me ritmet e këngës shqiptare “Macja le të lahet”. Sa kuptohet nga lëvizjet e saj dhe zëri i së ëmës, Arven e shijon muzikën dhe kërcimin. Dhe nuk e ka as më të voglën ide se ky kërcim i saj është bërë viral më shumë se kudo, në vendin e origjinës së këngës.

 

View this post on Instagram

 

#arvenberen66 #arvenberen822 @arvenberen66 @arvenberen66

A post shared by arven (@arvenberen822) on

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb