PRISHTINE- Shkuarja në Siri e dy kosovarëve, që ishin luftëtarë të organizatës terroriste, “Al- Nusra”, Arben Livoreka dhe Nexhat Behluli, u ka kushtuar me nga tre vjet e gjashtë muaj burgim secilit. Gjykata Themelore e Prishtinës këtë aktgjykim e ka shpallur të martën. Ata janë edhe të akuzuarit e parë, të cilët u dënuan në Kosovë për veprën penale “organizim ose pjesëmarrje në grupe terroriste”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në vitin 2013, dy kosovarët i ishin bashkuar kësaj organizate, por ishin larguar prej atje vullnetarisht vetëm pasi kishte filluar konflikti me organizatën tjetër terroriste, ISIS. Këto dy organizata kishin bërë garë për marrjen e komandës.

Vendimi ndaj Livorekës dhe Behlulit është marrë që në seancën e dytë, pasi që kur është mbajtur shqyrtimi fillestar, ata kanë pranuar fajësinë. Në këtë rast gjykata ka shkuar direkt me nxjerrjen e aktgjykimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: