Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, u dënua me 1 mijë euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të mërkurën nga gjykatësi Avni Syla. Feros i është vendosur 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Aktakuza për këtë rast është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 13 shkurt 2020.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se Mehmet Elshani, më 22 mars 2018, rreth orës 13:15, pikërisht në rrugën “Iliaz Kodra” në Prishtinë, me dashje ka përdorë forcën ndaj të dëmtuarit Lorent Bajrami, pa pëlqimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb