Jose Mourinhos i heqin patentën. Trajneri i Chelseat është privuar për 6 muaj nga leja e drejtimit të makinës në Angli si dhe është ndëshkuar me një gjobë prej 910 funte (rreth 1250 euro). Motivi i policisë angleze për këtë ndëshkim në drejtim të Special One është i thjeshtë.

Në shtator të vitit 2014, Mou është kapur duke i dhënë makinës mbi normat e lejuar në Esher, konte e Surrey që ndodhet në periferinë Londrës. Sipas “Daily Mirror”, Mourinho po e drejtonte Jaguarin e tij me 97 km në orë, 17 km më teptër nga limiti prej 80 km në orë.

Në karrierën si trajner, Mou është mësuar të ecë shpejtë, pasi në moshën 40-vjeçare u shpall kampion i Portugalisë, kur ishte 41 vjeç fitoi Championsin. Ndërsa ku ishte 47 vjeç arriti suksesin historik të triumfit të trefishtë me Interin.

Gjithsesi, për sa i përket drejtimit të makinës, nuk vlen e njëjta gjë si me sukseset e karrierës, pasi në këtë aspekt duhet ta paguajë nxitimin e tepruar, duke u privuar nga e drejta për ti dhënë makinës deri në dhjetorin e ardhshëm. Fama nuk e ka ndihmuar që policët të mbyllin një sy. Në fund të fundit para ligjit janë të gjithë të barabartë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: