AFRIKA E JUGUT

Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma është dënuar me 15 muaj burg nga Gjykata më e lartë e vendit.
Zuma akuzohej për sfidim të një urdhri ndaj tim për hetim për korrupsion kur ishte President.

Ai ka qenë President deri në shkurt të 2018 dhe dyshohet se në periudhën e tij biznesmenë komplotonin me politikanë për të ndikuar në vendimmarrje.

Tashmë i janë lënë 5 ditë kohë ish-Presidentit që të dorëzohet në Polici ose në të kundërt do të jenë uniformat blu që do të hidhen në veprim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb