BRITANI- Një student në Britaninë e Madhe u dënua për sulm fizik pasi i kafshoi vithet e të dashurës gjatë seksit në Ditën e Shën Valentinit.

Samuel Price, 24 vjeç, tha se gjithçka ishte konsensuale.

Madje ai shtoi se kishte menduar se Elizabeth Sandlin-it i kishte pëlqyer kafshimi. Megjithatë ajo tha se nuk i pëlqeu dhe telefonoi policinë. Gjykata e ka dënuar me 12 muaj punë në shërbim të komunitetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: