Enkelejd Alibeaj ka dënuar sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme në Bulevard.

Në një reagim në Twitter, Alibeaj thotë se incidenti duhet të zbardhet menjëherë.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik. Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.”, thotë Alibeaj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: