Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se dënohet me forcë dhuna e protestuesve ndaj forcave të KFOR-it.

Ai ka shtuar se zgjidhja e vetme që sjell siguri në rajon është ulja e tensioneve dhe dialogu.

“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon!
Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar!”, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb