TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në profilin e tij në ‘Facebook’ denoncimet që vijnë nga qytetarët dixhitalë, ku sipas tyre banda e kryebashkiakut në largim të Kavajës Elvis Rroshit po shkatërron plazhin e Golemit.

Berisha theksoi se banda sipas tij po ndërton pa leje në tokë publike, ndërsa shton se për këtë ka paguar kryeministrin Edi Rama.
Berisha
MESAZHI I BERISHËS
Kjo bande nderton pa leje ne toke publike, ne sheshin e vetem publik te Golemit. Ka paguar Ramen! Ketu keni mesazhin e qytetareve dixhital! I bej thirrje prokurorise se shtetit te nderhyje menjehere dhe te bllokoje aktet banditeske antiligjore te bandes se Elvis Rroshit! sb

Më poshtë keni mesazhet e qytetarëve dixhital (të paredaktuar), drejtuar Berishës
” I nderuar Z Berisha. Jam nji banor i Golemit bashkia Kavaje. Dua te ngrej tej ju nji shqetesim te madh per mua gjithashtu dhe per banoret e Golemit. Ne qender te plazhit te Golemit ne te vetmen hapesir qe ka ngelur, kan filluar pergatitjet per ndertimin e nji objekti. Zoteria qe do e ndërtojë është Saimir Kurti njeri nder te fortet e Elvis Rroshit .Ne kete hapesire te vetme publike qe i ka ngelur plazhit te Golemit dikur kan qen disa lokale por ne vitin 2003 ne kohen e Fatos Nanos, me pretendimin qe sipas planit urbanistik ne ate hapesirë sdo te kishte ndertesa, por do te behej lulishte, kend lojrash per femije dhe parking ato lokale u prishen. Dhe pronaret e tyre dhe pse kishin hedhur miliona e kishin punesuar njerez dolen ne rruge te madhe. Qe prej asaj kohe deri sot ne ate zone nuk esht bere asnji investim. I vetmi investim jan kioskat qe (ja u japin militanteve te tyre lejen)vershojn aty sa vjen pranvera si kërpudhat pas shiut, meqe po afron sezoni turistik. Keto kioska pervec se prishin dhe ate pak bukuri qe i ka ngel asaj hapesire, nuk paguajn as taksa e as drita. Përkundrazi konkurrojnë lokalet e ndershme qe paguajn taksa e janë ne rregull me Shtetin. Un jam shumë i shqetësuar per kete ndertim. Zoteria ne fjalë pretendon se ka leje provizore nga Bashkia Kavaje. Por cqenka kjo leje provizore ne tok te shtetit ku kompetencat per leje ne bregdet i ka Këshilli i Rregullimit te Territorit mesa di une. Kjo është një leje abuzive qe ne qoftese eshte dhen, esht dhene nga Elvis Rroshi e banda e tije qe ka ne Bashkinë Kavajë. Për ate ndërtim pretendohet se do jetë nji kat, por ta keni te sigurt Zoti Berisha qe vitin tjeter aty do hidhen themelet per 10 kate. Zoti Berisha te lutem beje publike shqetësimin tone se ne nuk dimë ku te ankohemi Bashkin Kavaj dihet kush e komando. Beje publike qe ne Golemin tone ne ate hapesire ku ne gjat periudhes se veres shetisim e femijet tane luaj te mos na e zaptojne te fortet e Kavajes. Te behet dicka sa me pare se nivelimi i sheshit ndoshta dhe hapja e themeleve po pergatitet. Me respekt nji banor i Golemit. Te lutem me ruaj anominatin.”

“Pershendetje i nderuari zoti Berisha. Jam një qytetare nga Golemi. Ne sheshin tradicional të qendrës të Golemit ne plazh ngjitur me rotondon ne parkingun tradicional se qendres se plazhit te Golemit filloi uzurpimi per ndertimin e nje objektit qe eshte ne kundershtim flagrant nga ligji dhe master plan i Golemit. Kete pune po e ben Saimir Kurti nga Kavaja. Nje ushtar i bandes se Elvis Roshit. Ju lutem te jete anonime rreptesisht sepse jam qytetare dhe kam frike se me kundervihen. Ju lutem mundesisht mbrenda mekanizmave tuaj te nderhyhet dhe te nderpritet kjo masaker qe po i behet qendres se plazhit te golemit. Me respekt qytetarja anonime e Golemit.”

“Mirmbrema doktorr dua te denoncoj nje ndertim qe po benë banda Ervin Rroshi. Gentian Daja. Sajmir Kurti. Tashme te mbaruar kam filluar te ndertojn ne sheshin e nje parkexhi ne plazhin e golemit ne kemi bisnese dhe policija esht me ata per te na mos lejuar ndalimin e ketij projekti mizor. Qe po ndodh ne plazh Golem Kavajë kam marr te gjith zonen e plathit qe eshte parking per te gjith ne qe ushtrojm hoteleri turizem. Dhe sjemi me nga tja majm sepse na kam bllokuar te gjith rruget qe dalin ne breg te detit. Faleminderit doktor. Gentian Daja Ervin Rroshi. Sajmir Kurti nje i denuar me par dhe nje trafikant. Mese doni foto ju a sjell ju lutemi mund ta publikoni me respekt një militant i juaji familja Romeo Tahir Okshtuni”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: