TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhet e qytetarëve dixhitalë, ku këta të fundit denoncojnë vjedhjet masive që po ndodhin në Lushnjë, Sarandë, Kënetë të Durrësit.

Berisha theksoi se hajdutët bëjnë kërdinë ditën dhe natën, ndërsa shtoi se policia, duke i etiketuar si ‘çunat e krimit’ shkelin syrin.

MESAZHI I BERISHËS
Vjedhje masive ne Lushnje, Sarande, Kenete Durres!
Hajdutet bëjnë kërdinë ditë e natë,
çunat e krimit u shkelin syrin!

Lexoni denoncimet e qytetareve dixhital! sb
“Pershendetje Nga Saranda Zoti Berisha
Saranda eshtë përfshirë nga nje valë hajdudesh dy muajt e fundit janë shënuar mbi 35 vjedhje te bizneseve dhe automjeteve ne qytetin ton janë vjedh televizora, lekë, kasetofona, goma dhe parakolpa makinash etj etj. Jemi duke kërkuar mbështetje nga shteti qe te ndalohet kjo gje por shteti ri duarkryq duke derguar dy apo tre polic marrin prova e bëjnë foto dhe ikin, nuk hapin asnjë kamer qe ndodhet përreth bizneseve. Anonim te lutem.”

“Doktor uroj te jeni mire. Jam nje ish-punonjës i komisariatit te Lushnjës dhe dua te ndaj me ju nje shqetësim qe sa vjen e po shtohet me shume ne qytetin e Lushnje. Vetëm natën qe sapo kaloj pran shtepis ku banoj janë ber me dhjetra vjedhje makinash ne Lushnjë te miqve te mi dhe nga infot qe kam. Gjate 2-3muajve te fundit jan ber mbi 100vjedhje navigatoresh makinash dhe shtëpi dhe i gjith qyteti esht ne djeni dhe jan shifra reale por me shume se gjysma e te dëmtuarve nuk i denoncojnë sepse nuk kan besim tek policia sepse policia ne Lushnje FLE gjumë dhe kur zgjohet do vendosi ndonje gjobë për rrip ose parkim të gabuar. Te gjithë mendojnë qe policia esht e lidhur me hajdutet pasi ne nje qytet kaq te vogel qe ne cdo rruge ka nga 10kamera siguri dhe prapë nuk arrijnë t’i arrestojnë. Falemnderit nese e postoni dhe ju lutem anonim”

“Zoti Sali une jam nje emigrant qe jetoj ne Itali Po kam shpine ne Durres tek Keneta ne Durres ka nje jave qe per natë po thyejnë e po vjedhin te gjitha shtëpitë që janë bosh mu ne mes te policve sepse shpite tona gjenden mu tek paraburgimi ne Durres po cuditerisht policia nuk sheh asgjë. Po thyejnë dyer e dritare e xhaxhit tim i kanë shkul edhe dritaret policia ka gjet edhe shenjat e gishtave po nuk arrestojnë asnjë njeri dhe hajdutet nate për nate Po bëjnë terror dhe nuk Po e vrasin trurin”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: