Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen zyrtare në “Facebook” një denoncim, i cili i është dërguar nga një qytetar dixhital.

Në mesazhin e postuar nga Berisha thuhet se 24 të rinj shqiptarë janë keqtrajtuar nga policia serbe, madje kjo e fundit thuhet se iu ka marrë edhe paratë.

Gjithashtu në denoncim thuhet se kryeministri Edi Rama ka hedhur helmin më të keq në këtë vend, saqë askush nuk po gjen dot shpëtim.

“Denoncohet keqtrajtimi racist nga policia serbe!Lexoni mesazhin shikoni videon e te riut dixhital! sbZoti Berisha, ja sesi 24 te rinj nga mosha 18-25vjec ikin nga Shqiperia me vetem nje furgon. Shikoni dhe sesi na trajton policia serbe duke na kontrolluar imtesisht ne te ftohte dhe degjeneruar ne syte e njerzve. Pasi dolem ne rregull perseri na kerkuan dhe na moren para. Edi Rama ka hedhur helmin me te keq ne vendin tone saqe zor te gjejme shpetim”, shruan Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb