TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e dy qytetarëve dixhital që nxjerrin të dhëna për vdekjen e të riut në Peqin i cili ra në kontakt me energjinë elektrike teksa korrte barin.

Berisha thotë se 25-vjeçari Ilir Sharka ka vdekur nga korrenti në kopshtin e drejtorit të OSHEE. Ndërkaq denoncuesit thonë se pronari i kompleksit ku ndodhi ngjarja vidhte energjinë nën tokë dhe po manipulon provat e shkaqet për të mbuluar arsyet e vdekjes së të riut.

STATUSI I BERISHËS
Vrasësit e pushtetit!
Viktima Ilir Sharka 25 vjeç në Peqin, për të cilin shpreh ngushëllimet më të thella familjes, ka vdekur nga korrenti në kopshtin e drejtorit të OSHEE!

Lexoni denoncimin e qytetarëve dixhital. sb
“Z.Berisha sot në qytetin e Peqinit vdiq nga korrenti duke pastruar barin një i ri 25-vjeçar Ilir Sharka (që me këtë punë nxirrte bukën e ditës dhe mbante familjen) në ambientet e Hotel Restorant Maci. Drejtori i OSHEE-së Qarku Elbasan njëkohësisht dhe pronari i kompleksit ku ndodhi vdekja Bukurosh Maci.
1- Për të mbuluar vjedhjen e energjisë elektrike nën tokë që vidhet nga ana e kompleksit.
2- Per të fshehur krimin flagrant po manipulon provat shkaqet e vdekjes të riut në bashkëpunim me Ekspertizën-Mjekoligjore të rrethit Elbasan si dhe me policinë e qytetit të Peqinit bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan në vdekje nga korrenti neë infarkt.

Qyteti i Peqinit është i irrituar nga ky akt kriminal nga kjo maskaradë e pashoq e patreguar ndonjëherë”
“Doktor përshëndetje
Bie në kontakt me rrymën elektrike në Restorant Maci në Peqin punëtori teksa korrte barin. Restoranti i përket Drejtorit të Qarkut të OSHEE Elbasan, Bukurosh Maci. Ky është drejtori i cili bën ligjin teksa vjedh energjinë për restorantin e tij, por gjithashtu po mbulon vdekjen e një njeriu të pafajshëm.

Berisha fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb