Një denoncim i rëndë ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. 31-vjeçari Genci Kallari ka denoncuar kompaninë ‘HAKO’ pas aksidentimit të tij në ambientet e punës dhe akuzon punëdhënësit për fshehjen e ngjarjes.

“U dëmtova rëndë në ambientet e punës, siç shihet dhe në dorë, gjatë transportit të bombolave të gazit në punë.
Kompania ‘HAKO’ nuk më dëmshpërbleu dhe fshehu ngjarjen. Kam menduar për kompaninë, por ato më kanë bërë shumë lojëra. Ata s’e kanë vlerësuar atë që kam bërë unë për to. Pavarësisht peripecive, jam i prekur nga administratori Hako, sepse kam pasur një takim me të. Erdhi inxhinieri teknik Ylli, që i bëri fjalë shoferit se përse e ke dërguar në spital. Më tha më pas që të më mjekonin dorën”, tha 31-vjeçari.

vijon…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb