TIRANE
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një pacienti që denoncon një ngjarje në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Sipas denoncuesit muri i tavanit të një dhome ka rënë mbi gra dhe fëmijë. Ish-kryeministri duke cituar mesazhin e qytetarit shkruan se vendi është pastruar për një orë dhe se një grua ka pasur frakturë në klavikulë dhe shpatull.
Ndër të tjera në mesazh, qytetari shkruan se stafi i spitalit në një farë mënyre po fsheh ngjarjen. Por pas disa minutash Berisha e ka fshirë statusin në “Facebook”.
“Nje skandal i vertet ne maternitet qe fshihet!
Ndrikull Manasterliu dhe policia fshehin ngjarjen.
Lexoni denoncimin e pacientit dixhital. sb
Mirmbrema z.Berisha , ju informoj se mbrem tek materniteti tek treni esht shembur tavani ne nje dhome me dhe ka zen posht gra e fmij , dhe vendi esht pastruar brenda 1 ore , disa jan ne reanimacion nje grua ka psuar frakture te klavikules dhe shpatulles per tjera nuk dihet , ka ardh dhe drejtoresha urgjent mbrem dhe bente presion ce te pastrohet urgjent.Por sot ne mengjes ne mbledhjen e mengjesit mjeket nuk u informuan per ngjarjen asnje fjale dhe drejtoresha nuk erdhi fare ne mbledhje anonim ju lutem”- shkruan Berisha.
(BalkanWeb)