TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot publikisht një rast që sipas tij punonjës policie, të veshur me uniformë, kanë marrë pjesë në një takim elektoral.

Ai ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit i ka dërguar një foto, ku thuhet se në një takimi në Bashkinë e Memaliajt, shihen dhe punonjës policie.

“Çunat e Krimit te Narko-Policise, ne takime elektorale te paraqitjes se Narko-Kandidateve! sb”, shkruan Berisha në profilin e tij në ‘Facebook’.
18341957_782113658616210_4452006312115324259_n
“Përshëndetje doktor, po policia me uniformë a duhet të marrë pjesë si anëtar në mbledhje apo prezantime kandidatësh partish? Faleminderit”, citohet në mesazhin e qytetarit dixhital.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: