TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon një fakt që lidhet me sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaci.

Sipas Berishës, Agaçi po tenton që të lehtësojë akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, duke ndërhyrë tek eksponentët e drejtësisë italiane.

Qytetari dixhital shkruan se Agaçi ka udhëtuar drejt Italisë me qëllim që të ‘blejë’ deklaratën e një ish-prokurori italian.

MESAZHI I BERISHËS
Sekretari i pergjithshem i mafies qeveritare, don Agaçio ne tratative me nje eksponent te larte te drejtesise italiane per deklarata lehtesuese per Tahirin!
“Pershendetje doktor. Don Agacio siç e quan ti me te drejte Engjell Agacin, ishte ne nje udhetim sekret ne Itali, per te cilin une dhe ju njoftova tre dite me pare. Burimi qe me informoi per udhetimin ka marre vesh se detyra e tij ka qene per te blere ndonje deklarate nga nje ish prokuror i njohur i Italise emrin e te cilit sapo ta marre vesh do te jua nis. Personi qe me i informoi ka si burim vet Agaçin, cherche la femme e kupton vet ti doktor! me respekt per ju..”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb